Adelina ismajli, ose kengetarja e afirmuar edhe ne shkalle nderkombtare, ka kohe qe eshte bere idhull i shume njerzve pa dallim moshe gjinie dhe perkatesie. Duket se edhe me fatin, artistja i ka punet ne rregull dhe po prek majat ne muzike. E lumtur ne jeten e vet private, me shume ambicie dhe projekte, Adelina Ismajli eshte “rrefyer” ne nje interviste te “Telegraf”-i ne kosove… Ne fakt pyetjet ne nje pjese te madhe jane te drejtuara nga fansat e vete artistes..
Cfare ka arritur Adelina ismajli ne lemin e muzikes ne shkalle kombetare dhe nderkombtare. Cfare ka te re ne boten tuaj artistike dhe private?
A.Ismajli: Ne jeten private gjithcka eshte sic eshte tash nje kohe e lumtur sa s’thuhet. Ne lemin artistik jam duke pergatitur album internacional, por edhe Shqipetare, ku do nderthuret muzika shqiptare me trendet perendimore. Jam duke u pergatitur per Festivalin Internacional te Klipit ne France ku jam perzgjedhur para pak kohesh dhe per rolin e veshtire qe me eshte besuar si anetare jurie ne Miss dhe Mister Zvicra frankofone 2012. Me nje fjale, kam 12-13 ore pune ne dite.
A ka me shume pune apo talent te ju?
A.Ismajli: Thone qe diku 3% eshte talenti te njeriu, 97% e me shume puna per ta kultivuar nje talent qe e fal zoti tek nje qenie njerzore. Edhe pse veten e quaj pertace te madhe, besoj qe asnje talent nuk mund te plasohet pa shume pune, mund e sakrifice. Te gjithkush, edhe tek une me shume pune.
Jeni artiste qe i jeni futur skenes qe ne moshe te re, duke bere qe per pak kohe te beheni idhull nga te gjitha gjeneratat. Tani pas kaq shume vitesh, kur shohim videot e tua, verehet qartazi se te ju pervec shpirtit tuaj artistik fshihej edhe shpirti tuaj revolucionar. Performanca, energjia pozitive, loja skenike, intervistat aq te guximshme dhe kneget tua, jane dicka qe te bien ne sy qe ne momentin kur sheh vogelushen Adeline…Ti si ndihesh kur i sheh ato video? Cili eshte reagimi juaj i pare?
A.Ismajli: Habitem si kishte mundesi qe aq e re te kisha ato ide. Kam ndjenjen qe gjeneratat tona ishin shume me moderne sesa keto tash, kurse te prinderve tone me modern sesa ne vet. Me duket se po te realizoja ato ide tash, do me gurezonin hahaha. Kujtoj si improvizoja skenografi me gjera shtepie, duke u ruajtur nga milicia serbe ne cdo hap, punonim me kamera dore qe tash as ne muze nuk i gjen. Krenohem qe ka guxuar dhe me vjen keq pse nuk kemi qene shtet qe te mos lejohet te perfitojne matrapazet nga gjithe ajo pune. Ne pergjithsi ndjehem mire ne raport me veten. reagimi i pare qesh shume kur i shoh, posacerisht me hedhjen e rrobave ne publik qe si femije e mendoja si nje dhurate per publikun. E dashur Elmedina, prano pershendetjet e mia dhe falenderimet me te sinqerta.
A keni qene e lazdruar (capkane), a keni bere probleme? Cilat keshilla te nenes iu kujtohen sot?
A.Ismajli: Jo, edhe pse duket ndryshe hahaha. Thone qe kam qene me e urta nga femijet e familjes, po flas per femijerine e hershme. nena thoshte qe po te mos ishte ushqimi qe e kerkoja cdo ore, nuk do dinte a jam aty apo jo, hahaha. Kur jam nisur ne shkolle, sikur cdo femije dhe une kam pasur nje ndryshim. Nuk ka ngacmuar e para kurre, por nese me kane ngacmuar, kam kthyer shumefish. Cdo keshille e nenes me kujtohet, ajo me keshillon edhe sot e kesaj dite. Do permendja dy qe i kam si lajtmotiv ne jete: “Bej per tjeret ate qe deshiron tjeret te bejne per ty” dhe “Respekto veten nese do te jesh e respektuar nga te tjeret”.
Cili kengetar apo bend ka patur ndikim ne formimin tuaj kur keni qene e re?
A.Ismajli: Kontakti im i pare real me muziken ishte kur fillova shkollimin muzikor dhe ndikimi me i madh ne mua eshte jeta dhe vepra e Mozartit. Si njeri i cili tmerresisht u gjykua dhe sabotua nga muzicentet e oborrit mbreteror, u adhurua nga populli pafundesisht, theu shume rregulla te muzikes klasike dhe jetoi jeten per qefin e vet, mbetet nje influence e larte edhe ne melodite e tij aq te pelqyeshme. Me pelqente me vone dhe Madona, e cila gati cdo kenge e ka hit qysh nga fillimi i karrieres dhe imazhi i saj qe tregon se arti eshte dicka qe kerkon lirine absolute dhe asnje loj censure. Kisha dhe periudhat kur pelqeja Jim Morrison apo Nirvana. Pastaj grupi Prodigy. Dikur degjoja me pasion dhe Run DMC deri me vone tek Eminem. Pegjithesisht muzicente qe krijuan per qefin e vet, i duan te gjithe, nuk cane koken per censurat e kohes dhe jane ne histori. I dua ata qe jane rebel te mencur muzikor dhe vene vepren e vet mbi kohen, vendin dhe mendimet e te tjerve.
Sa ka intelektualizem ne mesin estrades sone?
A.Ismajli: Ka njerez qe guxoj t’i quaj intelektual te vertete, por jane te pakte. Kryesisht kemi te bejme me njerez qe mund te quhen gjysme analfabete. Kjo eshte deshperuese dhe verehet ndjeshem ne intervista. Kjo shpjegon dhe pse kemi shume thashetheme ne shtypin roze, e pak intervista ne revista apo emsione prestigjoze. Dashte zoti qe askush mos te beje nje test diturie mes kengetareve tone dhe atyre te huaj. Edhe nese behet, t’i zgjedhim tonet fshetas, hahaha. Ngritje me te madhe intelektuale shoh ne lemine e gazetarise, edhe pse tek ne mbetet profesion jo i cmuar sa duhet. Edhe pse gazetaret i kam “armiqte me te dashur”, sepse shpesh habitem dhe na fusin te gjitheve ne nje thes, me pergjegjesi te plote them qe, momentalisht, aty kemi njerez me te ngjitur sesa ne skene.
Nese do te jepej mundesia qe te benit nje duet me Viktorin (Unikkatil) ose me Besnikun (2 Po2), a do ta pranonit nje ftese te tille?
A.Ismajli: Do te kerkoja nje pergjigje nga fansat. Do kerkoja te bejne nje sondazh dhe me vendimin e tyre do pajtohesha. Kam kater vite qe urdherat i marr vetem nga ata.
Si jeni ndjere kur adhuruesi juaj, kengetari i ri Albert Pestisha, ua ka kushtuar juve nje knege?
A.Ismajli: Nuk di ta shpejgoj, eshte nje gje qe me ben te krenohemaq shume saqe nganjehere mendoj “A ka ndodhur valle vertet?” Une po kerkoj forma te pafundme qe ta shperblej admirimin e Albertit, te cilin fatkeqsisht nuk e kam takuar kurre, por cdo dhurate per kete kengetar te ri me duket e vogel. Nuk eshte aq e thjeshte te perballesh me adhurim te tille dhe une dua qe Alberti te jete krenar me mua gjithmone.
Si adhurues i yti, me intereson te di se si ndihesh kur edhe pas 25 viteve ne skene, adhuruesit tuaj jane te emocionuar, madje edhe te perlotur duke kerkuar taki me ty? Cfare ndjenje eshte kjo per ju?
A.Ismajli: Cdohere ndjehem sikur heren e pare. Cdo dalje ne skene eshte e para. Emocionohem shume dhe mundohem te fsheh lotet kur shoh fansa qe qajne. Flas shume dhe thjeshtezohem ne nivelin me te mundur qe te me perjetojne sa me normalisht qe eshte e mundur. Mundohem qe te normalizoj gjendjen. Bej gjithcka ne fuqine time qe te ndjehen mire dhe te harrojne Adelinen kengetare. Eshte nje ndjenje pas se ciles i thua vetes: “Nuk me duhet me shume nga Zoti”. Nuk aktroj nje VIP mendjemadhe qe gjoja dikush ia paska borxh admirimin, por as nuk u vardisem false. Jam vetja dhe nganjehere nuk arrij te kontrolloj situaten dhe as veten. Ndjenjat jane hyjonre, eshte e veshtire ti arrish t’i nderosh barabarte. Pastaj me dite te tera jam nen efektin e atij eksplodimi dhe mendoj sa fatlume jam.
Pervec popullit dhe familjes qe te kane perkrahur gjithmone dhe te kane mbetur besnike, sa jeni e kenaqur me mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves?!
A.Ismajli: Pershendetje Dani, tani e pash qe je ti. te falenderoj nga zemra. Nuk kam kurrefare ndjenje per asnje institucion Kosovar. Kurre nuk kam kerkuar, por kurre as nuk me kane dhene asgje. Kam shperblimet per punen time nga ambasada amerikane dhe Presidenca Rugova, kam dhe shume falenderime, dekorata, mirenjohje, etj., nga shoqata te ndryshme jo institucionale, te cilat nuk i kam bere politike kurre. Do t’i bej nje dite dhe ka te tilla qe vertet do habisin struktura te ndryshme. Nuk kam vrapuar pas institucioneve, admirimi i audiences per mua eshte cmimi me i larte qe nje artist mund ta fitoje. Shkurt, asnje institucion nuk me ka perkrahur ne asnje projekt. E kunderta, ka ndodhur te vjedhin projektet e mia dhe t’i prezantojne sikur te vetat, hahahahaha. 4 vite me radhe kam prezantuar projekt ne nje medium dhe doja vetem te me lejohej transmetimi, te gjitha shpenzimet i merrja persiper vet. Me eshte refuzuar, me eshte vjedhur ideja, skenari, skenografia, te gjitha dhe i jane nje kengetarje tjeter. Isha totalisht e thyer. Por tash kjo eshte prapa meje, larg, nuk me ledon me.
Keni deklaruar se u eshte dashur vetem nje minute qe te dashuroheni. Kaq e thjeshte eshte kjo?
A.Ismajli: Varet ne kend dashuroheni. E kam thene figurativisht dhe jo literalisht, sepse nuk kam leshuar kronometrin te maste kohen per sa do dashurohesha, hahahaha. Ndoshta ka qene nje skeonde, ajo sekonda magjike kur ne shpritin e nje femre ndritet gjithcka. Dashuria e vertete asnjehere nuk mund te jete e komplikuar. Komplikimet ndodhin tek njerzit qe nuk jane te sigurt ne veten dhe ndnjejat e tyre. Po e dashur Goneta, dashuria e vertete ndodh menjehere ose, kurre.
Dhurata eshte dicka e shenjte (madje e deshiron edhe mbreti). Cfare i keni dhuruar per here te pare te dashurit tend?
A.Ismajli: Puthjen ne faqe…Dhuratat materiale, sic jane oret, veturat, kemishet, etj,, nuk i konsideroj dhurata te verteta, per mua mbeten gjera qe nje dite dalin nga funksioni. Ndjenjat respekti, mirekuptimi dhe te gjitha ato gjera qe sot nencmohen aq shume, per mua jane dhurata te verteta. Nese institon, ok, ja pergjigja ishte nje ore dore Rolex.
Thuhet se femrat dashurojne me zemer, po meshkujt?
A.Ismajli: Edhe meshkujt kane zemer. Ndarjen gjinore nuk e kam perjetuar kurre ne masen ekstreme. Jam rritur dhe edukuar ne nje rreth ku femra dhe mashkulli konsiderohen te barabarte. Ata qe dashurojne pa zemer, nuk dashurojne. Ato soj njeriu duhet braktisur menjehere, mendoj. Pyet meshkujt e dashuruar po nuk me besove, hahaha. Ne femrat kemi dyshimet tona dhe kjo eshte normale. Prandaj, duhet qene shume e sigurt ne ndenjat e tua, qe ta kuptosh cfare do ai zoteri perballe teje. Se paku, keshtu mendoj une.
Eshte pak nje pyetje jo gjithaq e kendshme, por dua t’ju pyes, se cka i bashkon femrat dhe meshkujt dhe a pajtoheni me nje thenie filozofike hipotetike se dashurine e shkaterron shtrati?
A.Ismajli: Nuk e konsideroj pyetje te pakendshme, gjithsesi faleminderit per kujdesin. Besoj qe femra dhe mashkulli jane binom i krijuar nga nje force me madhore se ne, dhe si te tille mund te kene shume gjera te perbashketa. Edhe kundershtite kane lezetin e vet, dy njerez identik nuk besoj qe do te mund te funksionin normal. Eshte si ajo puna e shpirtit binjak qe ndodh dhe nuk shpjegohet me pak fjale. Kete thenie filozofike nuk e mbeshtes, nuk e shoh si te qelluar. Shtrati nuk eshte vetem per ne nisur femije ne te. Nese semureni dhe shtriheni ne shtrat, kujdesi i se dashures suaj do perforcoje dashurine.
Sigurisht qe i doni femijet. Sa femije te keni dhe te cfare gjinie?
A.Ismajli: Patjeter qe i dua femijet, mund te quhet adhurim. E vetmja enderr e parealizuar ne kete jete me ka mbetur ajo hyjnorja, te behem nene. Edhe ndonje dite, hahaha. Qe dua shume femije e kam treguar shume here, larg qofte te me shkoje mendja ndonjehere se cfare gjinie do te jene. I lutem fatit vetem te jene te shendoshe dhe te jetojne si ua do zemra atyre.
A mendoni se e keni arritur famen e mjaftueshme, a iu pengon fama dhe a mendoni se jeni realizuar, apo ende jeni ne kerkim te realizimit?
A.Ismajli: Une kam kapercyer limitet e fames qe mund ta mbart. Megjithate, 26 vite te jesh qendra e vemendjes here me pak e here me shume, eshte teper. Eshte nje jete e tere dhe shepsh kthehet kunder meje. A jam realizuar, kam lene njerez me kompetente se une ta tregojne dhe nga shpirti i falenderoj ato 56 personalitete shqiptare dhe boterore qe kane dhene mendimet e tyre per mua. Te quhem Diva ne Shqiperi, Diva ne Ballkan dhe Diva Ballkanike ne mediume evropiane, eshte me shume se fame. Karriera per mua ka perfunduar ne Diten e Pavarsise kur cdo gje u pa dhe u degjua per mua, ne diten me te shenjte te vendit tim. Kjo qe bej tash eshte per te mos zhgenjyer ata qindra mijra fansa qe besnikerisht jane me mua ne te mire e ne te keq. Une jam njeriu me fatlum ne bote qe me dekada kam njerez qe me pelqejne ne punen time, qe ndejhemi si familje mes vete. Por edhe pergjegjesia ime per ta me obligon te vazhdoj, derisa te me japi leje qe te jetoj per veten. Diten qe kam krijuar vepren “Skenderbeu”, jam realizuar muzikalisht. Fakti qe ishte 6 vite e censuar, kurse sot cilesohet si kryevepra ime, me perfercon kete bindje.
Cilat jane, sipas jush, pese librat qe duhet t’i lexoj domosdoshmerish nje femer gjate jetes se saj?
A.Ismajli: Femer apo mashkull, une them qe askush nuk duhet te vdese pa lexuar: 1″Gjuha e Perendive” nga Aristidh Kola, 2 “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve” (veshtrim historik, folklorik, politik dhe gjuhesor) nga Aristidh Kola, 3 “Dashuria ne koherat e koleres” nga Gabriel Garcia Marques, 4 “Kuptimi i Jetes” nga Alfred Adler dhe 5 “E penguara” nga Ismail Kadare.
Me intereson te di se cka hani me me deshire dhe cilen kuzhine e pelqeni me se shumti?
A.Ismajli: Asnjehere ne jete nuk kam ngrene dicka me mire se steak, ne Benjamin Steak House ne New York, qe eshte prone e shqiptareve dhe mund te ndesheni me De Niron ose Naomi Cambell qe kane futur kokat ne pjate. Por me besoni, nuk do iu lene pershtypje ata me shume se ai mish i skuqur aq mjeshterisht. Kuzhina Franceze nuk ka konkurrence.
Jeni shume trimereshe dhe silleni me nje ego te forte. A reagoni ne cast, me instikt apo e perdorni logjiken e shendoshe?
A.Ismajli: Ju faleminderit per komplimentin. Egoja ime eshte nje sistem vetembrojtje qe me eshte krijuar artificialisht nga sulmet e vazhdueshme qe kam pasur gjate jetes, si pasoje e sukseseve ne pune. Nuk njoh njerez te suksesshem me ego te dobet. Por nuk jam as frikacake. Gjyshja ime malesore, vajze e Balshave te Shkodres na mesonte se “Trimi vdes nje here, frikacaku cdo dite”. Ne asnje mynyre nuk lejoj te udhehiqem nga instiktet, edhe pse krijohet ajo pershtypje sepse reagoj shpejt dhe ne mynyre sa me efikase. Nisem nga logjika “Shpejt, paster, sa me pak deme”, hahahahahaha. Bazohem ne logjiken e shendoshe gjithmone, kurre ne jeten time s’kam ndermarre asnje hap pa menduar dhe pa u konsultuar me dike qe konsideroj me te arsyeshem. Absolutisht gjithmone logjikoj se kush meriton reagim nga une, megjithate nuk shperblej cdokend me nencmim te dhuruar nga une.
Eshte fakt se shume persona kane njefare xhelozie ndaj jush. Ai besoni magjise se zeze? A mbani ndonje hajmali (amulet) qe iu mbron nga te keqijat?
A.Ismajli: Nuk besoj ne magjine zeze, edhe pse shkencerisht eshte vertetuar qe ekziston dhe mbi kete ka shume dokumentare. Ne trojet Ballkanike thuhet qe eshte perhapur shume. Por, nuk besoj dhe nuk mbaj gje te vecante. Dikur mbaja nje sy te klater simbol i fese islame qe me kishte dhuruar nje kusherire imja ne Truqi, me shume e mbaja per respekt dhe si kujtim. Por tash kur kete disa po e quajne “simbol i illuminatit” e kam larguar, sepse nuk po e di me cka eshte cka, hahahaha. Kur kam pyetur gjyshen se si largohet magjia e zeze, me ka thene “Me nje stupc te bardhe ne kurriz te atij qe flet abrakdabra kah ti”.
A besoni ne energji pozitive dhe negative? A keni perjetuar nje eksperience panormale? A besoni ne fjlaen pas vdekjes?
A.Ismajli: Absolutisht besoj ne energji pozitive dhe ate negative dhe, kam fatin apo fatkeqsine ta ndjej menjehere tek njerzit. Kjo gje me ka humbur shume te mira ne profesion, por nuk mund te punoj me njerez negativ per asgje ne bote. Ndjehem ne siklet dhe nuk funksionoj normalisht. Nuk preferoj te flas publikisht a kam perjetuar apo jo eksperience panormale. Mundohem ti permbahem gjerave logjike, ne keto kohera alogjike dhe nga eksperiencat e atyre qe kane pasur vdekje klinike, kam degjuar qe jeta pas vdekjes ekziston. Mendoj qe ekziston.
Sa kohe i kushtoni pamjes, kujdesit per trupin tuaj?
A.Ismajli: Afer 10 minuta ne mengjes, diku 20 minuta dush, 5 here ne jave not, 2 here ne jave ushtrime me valltare, pastaj palester dhe kick-box, 1 here ne jave mesazh, ato te zakonshmet femerore pedikure dhe manikyr here vet e here sallone bukurie. Pergjithsisht, per nje kengetare, shume pak (Qesh). Preferoj te gershetoj kenaqsine me sport.
Kur do tju shohim serish me gersheta dhe a planifikoni te mbani nje mega koncert ne Triane? Nese po kur?
A.Ismajli: Nuk di cfare te them per gershetat, ka nje dekade qe i kam pasur dhe nuk mendoj qe do kopjoja veten. Nuk jane te modes momentalisht dhe shkaterrojne flokun shume. Koncerti ne Triane do te jete projekt qe do te diskutohet pas shume puneve qe kam ne shtetet europiane pas daljes se albumit dhe me dashamirsine me te madhe, kerkoj falje qe nuk mund te jap pergjigje per date konkrete. Por, jam krenare me fansat e mi ne Shqiperi. Une saktesisht e di qe u kam hyre atyre, bazuar ne kritikat qe marr pse nuk jam me shpesh atje. Por do doja te sqaroja, qe nje genjeshter e nje kolegje nga Shqiperia, te cilen dikur e cmoja dhe e cila me tha qe ne Shqiperi me prisnin rreziqe nese do vija, me ka lene 9 vite pa ardhur dhe kam refuzuar cdo ftese qe me behej. Por nuk kisha nga ta dija qe isha e genjyer. Tani e di qe nuk eshte e vertete dhe shpresoj ne te ardhmen e afert te jem atje. te falenderoj Gleni dhe jam krenare qe kam fans si ty.
A shikoni fila dhe nese po, cilin film o te na e preferonit?
A.Ismajli: Edhe pse i dua filmat jashte mase, koha e limituar me ka privuar nga kjo kenaqsi. Por, cdo nate vjedh ca kohe per te shikuar se paku nje film. Preferoj “Troy” pastaj “Aleksadri i Madh”, “Perplasja e Titaneve 1 dhe 2,” per nje arsye. Ne te kater keto filma, here pas here ne skenat kyce shfaqet shqiponja duke fluturuar mbi troje dhe asnje kritik filmi boteror ende nuk ka arritur te kuptoje pse eshte shqiponja ne te kater filmat me te medhenj te shekullit. Patjeter dhe versionin gjerman “Scanderbeg”.
A jeni ne gjendje qe te na tregoni, sa pale kepuce, sandale dhe kapele keni?
A.Ismajli: Kam afer 400 pale kepuce dhe sandale edhe pse nuk i kam numeruar tash e sa kohe, kryesisht jane per skene. Nuk kam shume kapele, diku 6 ose 7 qe i perdor.
Keni shetitur shume, a do te na veconit ndonje ndodhi, mahi ng keto udhetime?
A.Ismajli: Ka aq shume saqe veshtire te mbahen ne mend. Ok, do ta tregoj nje. Kur vizitova muzeun e Luvrit ne Paris per here te pare, ishin vetem skulpturat e Greqise Antike ato qe ishin pa veshje, lakuriq. Une e di qe Greqia antike qe ne fakt ishin Iliret, dhe jo greket e sotem qe nuk dihet as nga kane ardhur, kishte bere revolucion artistik ne ate kohe me trupin e femres dhe mashkullit lakuriq. Por, hiqesha se nuk di asgje. Atehere pashe kater meshkuj, Skulptura qe quhet “Kater Albanet” dhe ishin totalisht pa veshje. Mora nje shoqe ne telefon dhe po i tregoja qe pash kater meshkuj shqiptar ne Luver, ajo me pyeti: A te njohen?” i thash. “jo, por ishin lakuriq dhe kishin ulur kokat poshte” Ajo: “Oh Zot, a jane normal?!” Une: Aspak…jane suklptura”, prape ajo “Thuaju atyre budallenjve aty te veshin ndonje rrobe, dhe mos i trego askujt”.
Cila kenge ju rremben, cilen e degjoni me me atsh dhe a ka ndonje knege qe ua nxjerr lotet?
A.Ismajli: Me rremben dhe e degjoj me afsh “Nothing else Matters” nga Metallica. Hmm, nuk mbaj mend kur me ka nxjerre lotet nje kenge.
E keni pyetur ndonjehere veten, se cka do te beja po te mos isha kengetare (dmth kjo qe jam)”?
A.Ismajli: S’kam pyetur sepse e di, hahaha. Zoti me ka dhuruar nje dhunti per muziken dhe nuk besoj qe fati im do te ishte shume me ndryshe. Patjeter qe do isha dicka ne lemin e muzikes. Nese do pergjigje me te thjeshte, qe shuan kurjozitetin e thjeshte, atehere sigurisht aktore. Nese jo aktore, atehere jursite.
A mendoni per fundin e karrijeres dhe cka do te benit pas saj?
A.Ismajli: Karriera per mua ka perfunduar me 14 shkurt 2007, kur pas 22 viteve te gjata populli me dha noten e vet ate nate te shenjte per Kosoven. Qe nga ajo dite, e bej per fansa, te cilet edhe ne shtepi me vinin me lule, dhurata, lot ne sy qe te mos ndaloja kendimin. Ata jane rritur me mua, e une me ta. Cdo gje qe bej, e bej qe ata te ndjehen krenar dhe te lumtur. Nuk eshte e lehte te bartesh pergjegjesi per kenaqsine e 242 mije shpirtrave vetem ne nje rrjet social qe kam. Perndryshe, nuk besoj ne fund, ekzistojne vetem fillimet. Edhe nese nuk eshte zeri im, kengen time gjithmone do ta kendoje dikush. Dhe une do te jem aty qe ti gezohem. Pas shume kohesh kam kuptuar qe nuk mund te braktis muziken, edhe nese e ndryshoj nga kendimi ne komponim apo forme tjeter muzikore. Kendimin sdo ta ndal kurre. Tina Turner eshte 74-vjecare dhe kendon se paku njehere ne vit. Nuk njoh jete pa kenge. Do e bej rralle, por per qef. Une kurre nuk e kam pare veten si nje nene qe kendon intensivisht. Per mua nuk ka asgje me hyjnore sesa te jem nje nene, me nje familje te shendoshe dhe nje profesion larg titujve te gazetave ose televizioneve, qe me kenaq shpirtin.
Nese do ta pyeste Adelina, Adelinen, cila do te sihte autopyetja?
A.Ismajli: Qenka e veshtire ti besh pyetje vetes hahaha. Po mendohesha gjate dhe do te bej pyetjen qe me beri nje gazetare per nje medium gjerman. Shkjome: Pyetja:”Si eshte te vish pas shume vietve ne Kosove, dhe te jesh krah yjeve te shquar boteror”? Pergjigja ime: “Jam rritur ne kohe kur drite me benin granatat qe te shkruaja tekste, perderisa mbaja doren e djathe me te majten, qe te mos dridhej. Me shume kam degjuar ulerimat e profesoreve te rrahur nga milica serbe, sesa muzike ne shkollen time bodrum shtepie ne Prishtine. Prinderit nuk me kane mesuar cilit pasanik ti futem ne shtrat per nje fustan, ose cilit producent per nje emision, por nga cila dalje te ik kur futet ushtria serbe ne koncert. Kur komponoja, kufjen e mbaja vetem ne njerin vesh, me tjetrin degjoja nga cila ane po vijne tanket e ushtrise. Femrat me te bukura ne bote, per mua jane ato qe nuk vrane veten dhe femijet e tyre kur i perzune nga shoqeria kosovare, sepse paten fatkeqsite te jene te dhunuara nga egersirat qe na vrane rinine. Jam zhvilluarne nje vend e nje kohe ku tmerrit i thone “Zoteri”, e zoterise se vertete i thone “Burre i lige” Prandaj mos me ngatarroni me asnje yll boteror te cileve u ben drite i tere Los Angelesi qe te shkruajne nje rresht. U kendon i tere Harvardi qe te nxjerrin nje tingull nga goja. Une kam shume me shume sesa ato. kam nje jete dhembje qe e ktheva ne sukses e lumturi. Kam dhene me shume se te gjitha ato bashke, kam dhene jeten qe banonte ngjitur me vdekjen brenda nje melodie te vajzes Adeline, e cila gjithmone mundohet te buzeqesh per ju”.
Ju keni diapazon te gjere te dijes, madje nga te gjitha fushat. A mendoni se kengetarja duhet te kete edhe nje bagazh intelektual, nese deshiron te jete e pranuar ne qarqet intelektuale?
A.Ismajli: Patjeter! Absolutisht, po. Kengetari, artisti, eshte ambasador i kultures se popullit te vet dhe ne momentin qe i hyn kesaj rruge te madhe, por shume te ndjeshme te artit, nuk perfaqson vetem vetveten. Ka dallim atraksioni dhe artisti. Edhe cirku eshte atraksion, por zgjat shkurt. Po te ishte e kunderta, skenat boterore do ishin te mbushura me injorante qe dine te kendojne. Ne lagjen time kane qene se paku kater jevgj qe fshinin kepucet ne rruge dhe kendonin me bukur se gjysma e estrades Ballkanike. Kjo nuk i bente kengetare. Eshte obligim i artistit te reflektoje mencuri, ata qe admirojne duhet te mesohen nga ai artist. Nje veper qofte kenge apo videoklip, mund te kete gjera qe nuk kuptohen ne te paren, por eshte obligim i artistit te shpjegoje cfare mesazhi bart. Dhe obligim i mediumit te mos deformoje shpjegimin e artistit. Nuk guxon te quet artist dikush qe nuk ka njohuri te pergjithshme. Perndryshe sdo ekzistonin shkollat. Krahasoni gjeneratat tona me gjeneratat e viteve 60 ose 70. Eshte per tu qare, ata kengetare kur flisnin cdo fjali ishte nje mesim. Nuk eshte artist dikush qe nuk pranohet dhe mirekuptohet nga njerez me intelekt. Qarqet intelektuale tek ne, ne shume raste vetem quhen ashtu. Ose kemi injorante qe kane diploma dhe e quajne veten intelektual kurse ne i genjejme qe jane me te vertete intelektuale, sepse mund te na kryejne ndoje pune diku, ose kemi intelektual te njemendte qe mendjemadhesia dhe shpirtnugshtesia e tyre i ben qe te deshirosh te qendrosh me kilometra larg tyre. Natyrisht qe kemi intelektual te vertete dhe, te tille i ben elokuenca e tyre dhe deshiraqe dijenine te ndajne me te tjeret, pa ndjere xhelozi. Por jane te pakte, jane specie ne zhdukje, jane diamantet e fundit qe po shkelqejne tmerrin e madh te intelektualizimit kosovar. Po i zhdukim ne, kemi nje prirje t’i ngrisim budallenjte. Sepse me budallain e ngritur manipulojme si duam vet. E njejta vlen ne skenen e kenges.
Dija eshte fuqi, eshte force, eshte bukuri. Pajtoheni me kete vlersim? A iu ka ndodhur qe vlera t’iu behet pengese?
A.Ismajli: Dija eshte gjithcka. Nganjehere, ne vend e kohe te pershtatshme, eshe dhe armiku me i madh. Eshte fuqi, e cila te jep force te arrish synimet tua. Nje mashkull apo femer e ditur kurre nuk mund te na duket e shemtuar. Vlera mund te jete pengese e madhe kur te tjeret nuk e dine se cfare eshte. Me shekuj te tere, Aishja gruaja e Pejgamberit Muhamed u cilesua kurve’, sepse doli nga shtepia dhe skoi ne fushebeteje mes meshkujve te t’i ndihmonte burrit te saj. Askush nuk shkroi per ndihmen e saj qe i kishte shpetuar jeten Muhamedit, por per daljen e saj mes meshkujve. Maria Magdalena, nje nder njerzit me te besueshem te Krishtit, ishte sinonim prostitute edhe ne Bibel, sepse kishte ‘faj’ qe ai i besonte me shume se gjithe apostujve, sepse njihte mencurine e saj. E pa fund shembuj ne historine e njerzimit qe nje dite i quajne lavire, pastaj i shpallin te shenjta. Hyra ne temen e religjionit, qe eshte me e ndjeshmja momentalisht, me pike te qellimit. Qe te kthjellemi dhe te mos lejojme t’i shpallin idiotet si hyjni, e te na vdesin njerzit me vlera pa i degjuar askush. Mos i degjoni per ta, degjoni per veten tuaj, ndoshta edhe mesojme dicka. Dhe mos harxhoni energji duke share, kritikuar e mallkuar. Punoni. Daja im me mesonte: Me mire puno pa para, sesa te rrish, sepse mbushesh negativisht”. kam provuar dhe kam punuar pa asnje pagese vite te tera. Nuk me ka dale keq. Puna ime u pa u degjua, u vlersua dhe marr rroge deri ne fund te jetes si artiste europiane.
Deri kur budallenjte do ta “luftojne” mencurine?
A.Ismajli: Deri sa ta lejojme ne. Ne fakt, derisa te vendosim te jemi trima. Mencuria kerkon mbrojtje. Te mos friksohemi me dhe t’i njohim te drejtat tona, qe na ka dhene Zoti, natyra, por edhe ligji. Sepse mllefi qe grumbullohet tek frikacaku, gjithmone eksplodon diku tjeter. Shikoni sa shume njerez, mediume, shajne e mallkojne artistet, shkrimtaret, intelektualet, thurin e imagjinojne situata morbide per ta. Vetem per nje gje: Artistin nuk e keni votuar, nuk i paguani taksa, nuk ju le pa rryme e buke e uje, nuk ju le pa toka e shtepia dhe nuk ju fut ne burg. Por as nuk ju ka borxh asgje, ju ka dhene talentin e vet dhe ju e shfrytezoni me pak para per kenaqsine e juaj. Kjo kenaqsi ngajehere jane dhe shfryrjet e psikozave individuale ose kolektive. Por, saktesisht pse ka marrur shume pak, artisti kosovar nuk can koken per fjale dhe sulme. Por, e shikoni sa pak guxojne t’i ngacmojne ata qe u kemi dhene voten, shpresen, rrymen, ujin, tokat, gjakun tone. Ata na mbyllin gojen perjete nese u kerkojme ate qe na takon nga Zoti e njeriu, sepse kane fuqine. Por sdi pse harrojme qe ajo fuqi nuk eshte e tyre, por e jona. Nuk po bej thirrje per revolucion, sepse si Adeline vertet i kam te gjitha ne jete, me shume seqe kam enderruar si nje vazje qe eshte rritur ne nje lagje te vockel te Prishtines. Por, po bej thirrje si nje njeri qe kam pare me syte e mi kah i vrasim moralisht, psikisht, shpirterisht Koloset e vendit tone dhe i kemi qare 2 dite e kemi plackitur ca para te mallkuara me dekada nga madheshtia e tyre. Te mendojme qe nje dite mund te jete femija yne njeri nha ata Kolose. Te bejme per tjetrin ate qe deshirojme tjetri te beje per ne.