Quantcast
Channel: Vipat Shqiptare » Intervista
Viewing all articles
Browse latest Browse all 9

Klaudia e BB: “Ndihem e neveritur nga gjithe kjo histori”

$
0
0

Ka qene epiqendra e ketij edicioni te peste te “Big Brother”. Ashtu sic ndodh zakonisht me personazhet qe i jepen lojes 100%, edhe Klaudja fitoi sa simpatine, aq edhe antipatine e publikut. E pozicionuar mes dashurise dhe urrejtjes se teleshikuesve, nje gje eshte e sigurte Klaudja do te perflitet si nje nder personazhet me interesant te pese edicioneve te “Big brother”.

Mes gjithe historive dhe ngjarjeve te cilat e perfshine gjate jetes ne shtepi, ajo pa dyshim ka terhequr vemendjen dhe interesin e publikut ishte deklarata e te dashures se Erjonit, e cila thoshte se Klaudjen e kishte shoqe.

Duke mos dashur ti jape me shume rendesi se sa duhet kesaj historie dhe duke preferuar qe te jete Erjoni ai qe do te jape pergjigjet e duhura per te zbardhur kete histori, Klaudja ka treguar versionin e saj, edhe pse shume shkurt. Ama nje gje e ka thene te madhe, se ndihet e neveritur nga gjithe kjo histori! 

Klaudja po qe ndihet bosh shtepia e “Big Brother” pa ty…

(Qesh) Me behet qefi qe e degjoj kete, sinqerisht.

Je Penduar qe e le shtepine? Nese do te ktheheshe edhe nje here pas, do te kishe bere te njejten zgjedhje?

Pendim ndoshta nuk eshte fjala e duhur, jo ajo qe do te perdorja une, por me siguri nese do te kthehesha pas ne kohe nuk do kisha dale nga shtepia. Do e bindja veten qe te qendroja deri ne fund.

Besoj se nje nder gjerat e para qe ke bere sapo ke dale nga shtepia ka qene te shikoje shtypin e shkruar. Cfare te ka bere me shume pershtypje?

Eshte e vertete qe isha kurioze te shikoja cfare ishte shkruar ne shtyp gjate kohes qe une isha brenda. Dhe kuptohet qe ajo qe me beri me shume pershtypje ishte historia qe ishte shkruar ne lidhje me Erjonin, lidhja ime me te apo me te dashuren e tij. Ishte skandaloze! 

Ne fakt, edhe teksa beme telefonaten e pare bashke, me the qe nuk te kishte pelqyer shume artikulli qe kemi botuar ne lidhje me deklaraten e te dashures se Erionit. Ne te thuhej se ju  te dyja ishit shoqe, madje aq sa ajo te kishte dhene edhe rrobat e saj kur je futur ne shtepi. Tani qe ti ke dale, duam te degjojme edhe versionin tend. cfare nuk kishte te vertete ne ate deklarate?

Pjesa e vertete eshe qe une e njihja ate vajze, por qe ajo te kete qene e dashura e Erionit nuk me rezultonte ne asnje moment. Besoj se e keni pare edhe ju vete, qe personi nuk eshte permendur kurre nga Erioni ne shtepi. Ai fliste per dike jashte, por behej fjale per nje vajze qe jeton ne Greqi.

Je takuar me Sonjen pasi ke dale nga shtepia?

Jo! Dhe nuk shoh arsye per ta bere kete!

Si do ta vlersoje veprimin e saj, faktin qe beri publik mesazhet qe kishit shkembyer para se te hyje ne shtepi?

E si mund te vlersohet nje veprim kaq i ulet?! Fillimisht ajo qe beri duke dhene deklarata neper gazeta, por ishte akoma me i ulet veprimi me publikimin e mesazheve. Nuk e kuptova se cfare donte te tregonte me gjithe kete histori.

Nese kjo histori nuk eshte e vertete, ashtu sic edhe ti the ne “Fan Club”, atehere perse mendon se ajo e beri kete? Sepse nese do te medonim se ishte thjesht publicitet, Sonja ne asnje moment nuk ka pranuar te shfaqet me emrin apo me ndonje foto te sajen, pra te behej publike. 

Si nuk ka pranuar te shfaqet me emer se me duket sikur po e therrisni ne emer (buzeqesh)! Une nuk i di arsyet qe e kane shtyre kete vajze te perfshihet ne kete histori, ama dua te them edhe qe ata nuk kane qene as te dashur, kane pasur nje marredhenie nje ose dyjavore ndoshta. Megjithate, per te gjitha keto mendoj se ai qe duhet pyetur dhe qe mund te jape nje pergjigje me te sakte do te jete Eri kur te dale nga shtepia.

Per cfare te vjen me shume keq nga kjo histori?

Ne fakt nuk eshte se me vjen keq per ndonje gje. Nuk jam e merzitur, por e neveritur!

Ke zbuluar ndonje genjeshter apo te pavertete qe Erioni te ka thene, apo qe duhej te te thoshte brenda shtepise?

Jo, nuk kam zbuluar absolutisht asnje gje te tille!

Si mendon se do te vijoje marredhenia juaj pasi ai te dale nga shtepia?

Kjo eshte per tu pare. te dale Erioni njehere dhe pastaj flasim serish (buzeqesh).

Klaudia, je penduar qe u bere pjese e kesaj eksperience?

Absolutisht qe jo, ishte nje eksperience shume e bukur dhe nuk kam arsye perse te jem penduar.

Ke deklaruar qe do te preferoje te ishte Liami fitues. Si shpjegohet qe brenda shtepise marredheniet mes jush nuk ishin dhe aq te mira?

Ne fakt ka nje ndryshim, une kam thene qe mendoj se Liami do te dale fitues, per shkak te lojes qe eshte duke bere. por nese me pyet se ke do te preferoja une atehere patjeter qe do te them Erioni.

Cila eshte arsyeja e atij tensioni dhe nervozismi aq te madh te javes se fundit? vetem mungesa e cigares?

Mungesa e nje sere gjerash. Nuk ishte vetem cigarja, por edhe ushqimi per shembull. E imagjinoni dot se cfare stresi eshte te rrish ne nje ambient te mbyllur dhe mos te kesh ushqim?

Je e zhgenjeyer nga “Vellai i Madh”? Mendon se ai ta beri me pa te drejte me ate video qe nxori mbremjen e se shtunes?

Deri diku. Ato gjera qe u treguan ne ate video jane te verteta, por mynyra se si ishin theksuar nuk ishte shume e drejte dhe ishte ndoshta pak e ekzagjeruar.

Cfare do te skihe bere ndryshe po te ishe kthyer edhe nje here pas?

Do te kisha bere ekzaktesisht te njejtat gjera!

Tani qe i ke pare banoret nga jashte, per ke ke ndryshuar mendimin, si per mire ashtu edhe per te keq?

Te them te drejten, vazhdoj te kem te njejtin mendim per te gjithe.

Cfare pret te fitosh nga kjo eksperience?

Pas gjithe ketyre thashethemeve qe kane qarkulluar kur une isha brenda, tani pres vetem gjera te bukura te ndodhin (qesh).

Cila eshte enderra me e madhe e Klaudias?

Te arrij te punoj ne profilin tim si gazetare!

Gjeja me e bukur qe nje fans te ka thene?

Qe njeriu ne jete di te qeshe, te qaje, te luftoje, te zihet, te bertase, te dashuroje dhe ti i kishte te gjitha keto nga pak. Dhe une perfitoj nga rasti per t’i falenderuar te gjithe fansat e mi nga zemra!

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 9