Quantcast
Channel: Vipat Shqiptare » Intervista
Viewing all articles
Browse latest Browse all 9

Vesa Luma: E lumutur me jeten time sentimentale!

$
0
0

“Boom” ky do te jete titulli i kenges me te re te kengetares Kosovare Vesa Luma. Kenga vjen si bashkepunim i Veses me reperin Bid Basta. Bashkepunimi midis tyre eshte ideuar dhe paralajmeruar reth nje vit me pare, kur te dy ishin pjese e reality show-t “Dancing with the stars”.

Klipi eshte i perfunudar dhe brenda pak ditesh pritet te shfaqet ne ekranet muzikore Shqiptare. Ideja dhe punimi i tekstit dhe muzikes kane qene te Bigut, sic thote Vesa, dhe kenga pritet te jete ashtu si ka edhe titullin, shperthyese!

Ne intervisten e meposhtme Vesa flet gjithashtu per pjesmarrjen ne jurine e “X Factor”, nje nder programet me te famshem ne bote, i sjelle per here te pare ne Shqiperi nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. E pyetur per jeten e saj sentimentale, Vesa ka thene vetem se “eshte e kenaqur”. Por fakti qe mbremjen e 14 shkurtit ajo do ta kaloje duke kenduar thote dicka…  

 

Vesa, ju keni pare si anetare te jurise se “X Factor”, kush jua beri kete propozim?

Ftesa per te qene anetare e jurise se “X Factor” me erdhi nga producentet e spektaklit. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, te cilat paten besim tek une dhe me ofruan te jem pjese e ketij projekti te madh, serioz dhe te pergjegjshem.

 

Vendimi per te marre pjese ishte e menjehershem, apo u menduat dy here para se te vendosnit?

Normalisht qe ne fillim u mendova, sepse nuk e dija nese isha e gatshme te perballesha me emocionet qe ato talente te reja do te perconin tek une, pasi sic e dini edhe une para disa vitesh isha pjese e “Ethet e se premtes ne mbrema” dhe i njoh mire ato emocione te daljes para jurise.

Pastaj, duhet te matesha mire nese do te isha e gatshme ti lija per pak kohe angazhimet e mia, koncertet dhe gjithe axhenden e ngjeshur dhe te perkushtohesha 100%. Por ne te njejten kohe, edhe une kisha nevoje per nje ndryshim dhe per te shtyre ne nje nivel tjeter imazhin tim.

 

Aftesite tuaja si kengetare dolen ne pah pikerisht ne nje reality show, ishte kjo nje arsye me teper per te pranuar ftesen e “X Factor”

Kishte shume arsye. Por pjesemarrja ime ne nje reality show te ngjashem ishte vec nje plus me shume per konkurentet e tjere.

 

Sic keni njoftuar edhe ne Fcaebook, per pak dite del klipi juaj “Boom”, mund te na thoni dicka rreth tij?

Klipi i kenges ”Boom” eshte finalizimi i nje pune te madhe dhe te perkushtuar, bashkepunimi i se ciles erdhi pas shume kohe qe pritej.

Nuk mund t’ju them shume per klipin, vecse eshte nje kenge mjaft e bukur dhe ndryshe, shpresoj  dhe besoj qe te gjithe do ta pelqejne.

Si lindi bashkepunimi me Big Basten?

Bashkepunimi me Big Basten lindi  qe vitin e kaluar kur te dy ishim pjese e “Dancing with the stars“, kur ne edhe kemi paralajmeruar qe do te realizonim nje kenge bashke. Keshtu, e pame te arsyeshme  te jete pikerisht kjo koha kur kenga te finalizohet edhe me nje klip.

Kenga ishte nje ide e Bigut, qe mua me pelqeu shume, pastaj Bigu u mor me tekstin dhe kengen komplet. Me pelqeu shume dhe publiku do ta pelqeje.

 

Gjate kesaj kohe keni qene e angazhuar edhe ne disa klube ne Zvicer, ju lodhin keto levizje te shpeshta?

Jam pothuajse cdo fundjave e angazhuar ne ndonje koncert ne diaspore dhe ne fakt kohet e fundit kam filluar te lodhem shume, sepse keto udhetime nuk behen disa ditore, shtu sikur shumica e njerzve mendojne, por jane udhetime njeditore, gje qe na ben te lodhemi.

Por gjithsesi, kur shkon ne klub e sheh publikun dhe entuziazmin e tyre normalisht qe me pas lodhja kthehet ne kenaqsi.

 

Kosove-Shqiperi-Zvicer, ky ka qene “aksi” juaj ne muajt e fundit. Cili prej tyre eshte vendi ku do te qendronit me me shume deshire?

Kam kohe qe jeta ime eshte ne makine apo avion, ndaj edhe me duket e cuditshme qe te jem vetem ne nje vend.

Jam adaptuar me kete jete dhe nuk besoj  se do te kete ndonje kohe qe une te rri vetem ne nje vend.

 

Deri ne qershor do te jeni e angazhuar me “X Factor”, mendoni se do t’ju pengoje ne aktivitetet e tjera?

Qellimisht kam reduktuar angazhimet e mia sepse pjesemarrja ne “X Factor” me jep kenaqsi shume me te madhe per momentin.

Por do te jem e pranishme ne koncertet qe i kam aranzhuar kohe me pare.

 

Lodheni ndonjehere nga muzika?

Asnjehere. Madje sa me shume  qe degjoj apo bej muzike, aq me shume e dua ate.

 

Cfare eshte muzika per ju?

Muzika per mua eshte ajer me te cilin jetoj, eshte inspirim i jetes sime dhe eshte pasuria me e madhe qe Zoti ka krijuar!

 

Cili ka qene personi qe ju ka mbeshtetur me shume?

Nuk ka qene vetem nje person, por gjithe familja ime, nena dhe motrat qe kane qene vazhdimisht pjese e ketij rrugetimi te gjate dhe qe i falenderoj dhe u kerkoj falje njekohesisht nese i kam lodhur me kete pune, qe eshte nje nder profesionet me te veshtira.

 

Ndonje pasion tjeter pervec muzikes ke?

Gjithcka qe ka te beje me muziken.

 

Per pak dite eshte festa e Shen Valentinit dhe te gjithe fansat tuaj jane kurioze te dine nese do ta kaloni me ndonje person te vecante.

Ate nate nuk do te jeme me ndonje, por me disa (qesh). Ne fakt, do te jem duke kenduar edhe ate dite. Do perpiqem qe tu dhuroj dashuri gjithe adhuruesve te muzikes sime.

 

Ne nje interviste te dhene para pak ditesh keni thene se askush nuk e di gje per jeten tuaj. Mund te na thoni vete dicka per jeten tuaj sentimentale?

Jam shume e lumtur me jeten time sentimentale. Vetem kaq mund te them per momentin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 9