Prezantues qe ikin prezantues qe vijne, nderkohe qe figura jote eshte e vetmja qe vazhdon te jete pjese e pandryshuar e “E diell”. C’te mban kaq fort te lidhur pas ketij spektakli?
Pse, kaq shume paska rene ne sy qe ikin e vijne?! Nisur nga kendveshtrimi im ne fakt, nuk e kam pare fort te arsyeshme apo te nevojshme levizjen time nga “E diell”, duke qene se formati i tij ndryshon shpesh, duke me dhene mundesine qe ta provoj veten ne rubrika te ndryshme.
Rrjedhimisht kjo ben punen me interesante, te mban gjalle e s’te le te biesh ne monotoni. Ja pse dua “E diell”!
Thuajse cdo sezon ndryshojne partneret/et qe ke ne krah. Kete here do te jesh se bashku me Alban Dudushin. Eshte hera e pare qe bashkepunon me te. Deri tani, gjate provave, si kane shkuar gjerat? Ndihesh komode?
Nuk do te thosha cdo sezon, pasi per 3 vite rresht shtylla e programit ka qene nje dhe e vetme. E me kete nenkuptoj qe kam pasur vetem nje partner te vertete ne kete program.
Per sa i perket Albanit, do doja te shprehja kenaqsine time per faktin qe do te jeme krah nje prezantuesi shume te suksesshem, simpatik e mjaft te pergatitur sic eshte ai!
Nese me lejohet te jap mendimin tim, edhe pse nuk ju kam pare ende bashke them se shkoni si cift skenik. Keni te dy nje pike te forte, qe eshte humori dhe batutat. Cfare tjeter mendoni se do ti percjelle kjo dyshe publikut?
Atehere me lejo edhe mua te them qe je nje gazetare me nuhatje te mprhete e te pagabueshme. Edhe pse njihem prej vitesh me Albanin, kjo do te jete hera e pare qe do te cekim skenen se bashku.
Une per vete jam shume optimiste per kete kombinim e shpresoj qe te vijme sa me mire e sa natyrshem edhe tek publiku qe do te na ndjeke nga shtepia.
Kete sezon do te jesh serish ti e vetmja femer e “E diell”. Ta perkedhel disi sedren ky fakt?
E thene sinqerisht dhe shume paster, une jam njelloj e lumtur edhe kur jam e vetmja femer ne nje program dhe kur ndodh e kunderta.
Nuk me ka shqetesuar asnjehere ky fakt, perkundrazi ma ka bere punen me te bukur si edhe pergjegjesine me te vogel!
Te kam degjuar te permendesh shpesh Adi Krasten, si nje person qe e vlereson shume. E ruan miqesine me te?
Adi do te mbetet gjithmone nje njeri special per mua. ne 3 vite pune se bashku me ka dhuruar emocione te panumerta, lot gezimi, te qeshura dhe nje eksperience qe do me vleje gjate ne jete.
Kam lexuar nje inerviste tenden dhene vetem pak kohe me pare dhe nder te tjera, teksa flisje per eksperiencen ne Top Channel, shpeshhere se ke pranuar me shume kenaqsi te gjitha formatet qe te jane propozuar. Nesi ti vete do te propozoje per te prezantuar nje format ashtu sic do ta deshiroje ti, cili do te ishte ai?
Me pelqejne shume formatet me permbajtje humori e nje e tille ekziston tashme prej shume vitesh ne vendin tone. E kam provuar per nje sezon “Portokalli-ne” dhe eshte i vetmi program qe do te pranoja me kenaqsi ta prezantoja pas “E diell”.
Te pame te ftuar ne spektaklin “1001 pse”. Si u ndjeve per balle atyre femijeve?
Deri ne momentin qe i kisha ndjekur nga ekrani kam qene shume e qete dhe mezi prisja madje te isha perballe tyre. Nderkohe ndodhi krejt e kunderta diten qe do te shkoja ne program, pasi as qe kisha imagjinuar se do te isha aq ne ankth ne castin kur me erdhi karrigia per tu ulur perpara atyre syve kureshtare.
Ama mund te them qe jam kenaqur pa fund ate dite me zgjuarsine dhe ciltersine qe i karakterizonte ata femije te bukur.
Cila eshte pyetja qe te vuri me shume ne siklet?
U trembesha pyetjeve te sikletshme, por fale Zotit nuk me bene. U moren me teper me peshen time dhe marredheniet me vjerren (qesh).
Po kur Martini filloje te beje pyetje: Mami, si behen femijet? Mami, cfare eshte seksi? Ke filluar te mendosh per pergjigjet qe do ti hapesh?
Ne fakt sapo shpreha gezimin tim qe shyqyr i kisha shpetuar kesaj tipologjie pyetjesh atje ne emision, por kush te le (qesh).
Nuk e kam menduar ne fakt se si do ti pergjigjem Martinit dhe e vetmja pergjigje qe po me vjen ndermend tani eshte qe ta precjell te Visi, qe ti flase si cuni cunit (qesh).
Si ka qene deri tani nje femije i mbare, apo pak grindavec?
Martini me ka bindur qe mrekullite ndodhin vertet.
Me thuaj te drejten do te vije inat nese thote me perpara fjalen “babi”?
Ka filluar ta thote ne mynyre te pa ndergjegjshme rrokjen ba’. Qetesohem vetem kur e thote vetem pa pushim bababababa, pasi them me vete se nuk e ka me Visin (qesh).
Cfare ke menduar kur ke pare per here te pare Visin te mbaje ne krah djalin tuaj?
Obobo, a po e mban mire? Ky ishte vetem mendimi i pare paranojak qe kisha per te gjithe ata qe e mbanin ditet e para, por nga ana tjeter jam e lumtur qe depresioni post partum nuk me mbajti gjate.
Cilat jane ato gjera nga te cilat ke hequr dore pas ardhjes ne jete te Martinit?
Kuptohet qe rredhja e diteve te mia ka ndryshuar rrenjesisht per shakak te angazhimeve dhe shtimit te pergjegjesise, sado qe une mundohem te mos heqe dore nga rutina e dikurshme.
Shkurt por Sinqerisht
Na trego pak cila eshte veshja e fundit qe ke blere?
Nje xhakete te zeze.
Po nese hap frigoriferin?
Do trembesh nga salcicet (qesh)
Mban mend cila ka qene hera e fundit qe je bere tape?
Nuk eshte pyetje qe i drejtohet nje nene (qesh)
Por hera e fundit qe ke bere nje gafe aq te madhe, saqe te ka ardhur turp per nje jave rresht?
Mberme ne darke isha aq e lodhur sa shtypa pultin e makines per te hapur deren e shtepise. Turp num me vjen, ama per te qeshur sa te duash!
Behesh ndonjehere me nerva?
Sigurisht si cdo Shqiptar.
Cfare rrezikon personi qe ke prane ne te tilla raste?
Nese nuk ma ka fajin asgje.
Je perpara zgjedhjes se veshtire per tu hedhur nga kati i peste keto tre presonazhe: Nje gazetar, nje politikan, nje prezantuese televizive. Ke do te zgjidhje?
Nuk dua te shkoj ne ferr por asnjerin prej ketyre (qesh).
Me mire te te tradhtoje me nje femer apo me nje mashkull?
Shume me mire me asnjerin prej ketyre!
Cfare do te besh tani pasi te mbarosh kete interviste?
Do te ftoj per kafe me nje miken time qe se fundmi eshte bere edhe komshia ime me e re.